Kërkohet më shumë siguri në vendin e punës

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit dhe sigurisë në punë, Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike ka vlerësuar se duke marrë parasysh gjendjen e rrezikshme të secilit prej nesh si pasojë e Covid-19, të ndjekim këshillat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për adaptimin e masave për vende të sigurta dhe të shëndosha të punës.

Ky koalicion ka theksuar se në Kosovë gjatë vitit 2019 në vendin e punës kanë ndodhur 240 aksidente me 226 punëmarrës të lënduar dhe 14 të vdekur.


“Në sektorët që mbulon Inspektorati i Punës janë raportuar 148 aksidente nga të cilat 137 punëmarrësve u janë shkaktuar lëndime trupore ndersa 11 prej tyre kanë pësuar me fatalitet. Në sektorin e Minierave dhe Mineraleve që është në përgjegjësi të Inspektoratit të Minierave dhe Mineraleve, në vitin 2019 janë aksidentuar 92 punëmarrës, 89 prej tyre kanë pësuar lëndime përderisa 3 punëmarrës kanë vdekur në vëndin e punës si pasojë e aksidenteve”, është thënë në njoftim.


Të ngjashme