Kërkohet një ”Listë e kuqe” edhe për shtetasit e Serbisë

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 08:46 | Nga

Ibrahim Matoshi, stomatolog nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Gjermani, është arrestuar të hënën nga autoritetet serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Musli Matoshi, vëllai i Ibrahimit, ka deklaruar për gazetën Zëri” se vëllai i tij është shtetas gjerman dhe pavarësisht kësaj Policia e Serbisë e ka dërguar në burgun e Vranjës.

“Vëllai im pushimet i kalon në Kosovë për 14 vjet. Ai është ndaluar nga autoritetet serbe pa kurrfarë arsyetimi. Ne kemi kontaktuar Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, pasi vëllai im është shtetas gjerman”, shprehet Musli Matoshi, duke shtuar se askush nga familjarët ende nuk ka arritur të kontaktojë me Ibrahimin.

Matoshi ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejt të angazhohen për lirimin e vëllait të tij.

“Kemi nevojë të marrim përgjigje për vëllain tonë, kërkojmë nga institucionet që të marrin hapa në këtë drejtim. Ne kemi tentuar të shkojmë atje dhe na është refuzuar leja për të shkuar, tani Ambasada Gjermane është duke u marrë me mundësinë e lirimit të tij”, ka thënë ai.

Ndërkaq lidhur me këto ndalesa të shtetit serb pala kosovare, konkretisht Ministra e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar reciprocitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme