Kërkohet paraburgim edhe për një të dyshuar tjetër për rastin e vrasjes së Abid Jasharit

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Më 27 shkurt të vitit 2019 ishte vrarë Abid Jashari nga Prishtina, ai dyshohet se u vra nga B.Sh., i cili është djali i vëllaut të bashkëshortes së tij.

Në këtë rast dyshohet se është përfshirë edhe një person tjetër, i cili është babai i të dyshuarit B.Sh. Ai dyshohet për shtytje në vrasje.

Zëdhënësja për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Laureta Ukaj, ka thënë për Klan Kosova se kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin në fjalë.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokuroria e çështjes, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet B. Sh., në drejtim të veprës penale “Shtytja në vrasje”, derisa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, ka thënë Ulaj.

Të ngjashme