Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit Sh.C., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit, fillimisht është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të lartcekura.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar 120 persona, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëm material.
“Deri më tani, në këtë çështje penale janë të dëmtuar mbi 420 persona, si dhe është shkaktuar dëmi në vlerë mbi 500.000 euro”, thotë prokuroria.