Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj të pandehurit E.M., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë, më 11 gusht, gjatë një kontrolli policor në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në automjetin e të dyshuarit janë gjetur 2.71 gramë kokainë. Gjatë bastisjes në banesë, janë sekuestruar gjithsej 385.71 gramë substancë e dyshuar si kokainë, pajisje për paketim dhe një armë e tipit Zoraki me karikator.
E.M. ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa ndaj tij janë ngritur hetime për veprat penale të shitblerjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.