Kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve që shkaktuan lëndime të rënda trupore

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, thotë se ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave, me dyshimin se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se  me datën 26 prill të këtij viti, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N”.
I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren  janë angazhuar edhe FSK-ja.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. ​

Të ngjashme