Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit komunal në Gjakovë, dyshohet për ryshfet

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit komunal në Gjakovë, dyshohet për ryshfet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për paraburgim prej 30 ditësh ndaj zyrtarit komunal që u kap në flagrancë për ryshfet. Sipas prokurorisë së këtij qyteti, i pandehuri që nga data e hëna, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. Ndërkaq në kërkesën e Prokurorisë […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për paraburgim prej 30 ditësh ndaj zyrtarit komunal që u kap në flagrancë për ryshfet.

Sipas prokurorisë së këtij qyteti, i pandehuri që nga data e hëna, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ndërkaq në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim theksohet mes tjerash se ekziston dyshimi se “i pandehuri me inicialet K.V., më datë 25.08.2025 në Gjakovë, në cilësi të personit zyrtar – zyrtar për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit për vete në mënyrë të drejtpërdrejt i kërkon të holla të demtuarit E.C., për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit, pasi i dëmtuari kishte aplikuar për hapjen e biznesit të tij, ashtu që më datë 01.09.2025, gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës për masat e veçanta hetimore është arrestuar në flagrancë i pandehuri pasi ka pranuar shumën e të hollave prej 30 euro”.

Të ngjashme