Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, Y.M dhe U.M., për shkak se të kishin për të kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vjedhje Grabitqare”, nga neni 328, paragrafi 4, lidhur me nenin 31 dhe 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurit, Y.M dhe U.M, në drejtim të kësaj vepre penale.
Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.