Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve: G.D., R.H., Ç.D., sepse më 14.04.2019, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në pikën e derivative “IT Petrol”, të dyshuarit së bashku edhe me dy të dyshuarit e tjerë të mitur D.M., dhe A.T ., kanë kryer grabitjen, të maskuar dhe nën kërcënim të mjeteve të rrezikshme-thikave, kanë hyrë në marketin e kësaj pike derivatesh, ku nga kasaforta kanë arritur të grabisin shumën e të hollave në vlerë prej 740 euro, me të cilën do të kryenin veprën penale “Grabitja” nga neni 317 par.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).