Kërkohet paraburgim për personin që kontrabandoi cigare pa banderolë

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit L.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar”.

Sipas njoftimit, i pandehuri, me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim prej datës 18 dhjetor 2018 sepse ekziston dyshimi i bazuar se më datën 18.12.2018, pa autorizim ka blerë dhe shkëmbyer mallin ashtu që pas kontrollit nga Njësiti Antikontrabandë-Dogana e Kosovës, në automjet kanë hasur cigare pa banderola, gjithsej 950,000 copë nga Maqedonia, të njejtat iu kanë sekuestruar, me ç’rast i iu ka shmangur detyrimeve doganore në shumë prej 52, 545.60 Euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme