Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuarit për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Dje rreth orës 12:00, në fshatin Llapnasellë të Graçanicës është sulmuar fizikisht nga disa persona djali i politikanit serb Nenad Rashiq.

Për këtë rast Policia e Kosovës i ka arrestuar tetë persona.

Ndërkaq me vendim të prokurorit të shtetit ata janë ndaluar për 48 orë.

Sot prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për “pjesëmarrje në rrahje”.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore e Prishtinës Laureta Ulaj.

Të ngjashme