Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij

Prishtinë | 15 Nën 2025 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin me iniciale D.B., , për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari D.B., muaj më parë dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij.

I njëjti është arrestuar ditën e djeshme, datë 14 nëntor dhe nga arrestimi me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje.

Të ngjashme