Në kuadër të aktiviteteve të Fushatës për Ekonomi, Zyra e BE-së, Europe House dhe ERAC kanë organizuar ngjarjen “Gratë në biznes në Kosovë”, raporton EkonomiaOnline.
Shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova tha se femrat përbëjnë 50 përqind të popullatës të Kosovës dhe për këtë është e rëndësishme që ato të marrin pjesë në pushtetin dhe në ekonomi.
“Vetëm 10 përqind e bizneseve janë në pronësi të femrave. Bashkërisht femrat hasin një set të veçantë duke fituar nga steriotipet. Zyra e BE-së po punon çdo ditë për të arritur barazi. Kuotat nuk janë çdo gjë por mirë bëjnë. Analiza e Kosovës për barazinë ka treguar qartë se kuota ka bërë përmirësim për barazinë gjinore. Kuotat janë vetëm janë një prej këtyre mekanizmat. Femrat përbëjnë 50 të popullatës të Kosovës dhe për këtë është e rëndësishme që ato të marrin pjesë në pushtetin dhe në ekonomi”, tha ajo..
Menaxheri i projektit, Carlos Abaitua tha se ka qenë një projekt i suksesshëm përgjatë këtyre 4 viteve sa ka zgjatur.
“Projekti ERAC është miratuar në 2013 granti është nënshkruar në 2015, ky është program që ka të bëjë për fuqizimin e shoqërisë civile. Zgjatë 4 vite dhe ky është viti fundit ka qenë projekt i suksesshëm ka kushtuar 1 milion e 100 mijë, 90 përqind është financuar na BE dhe 10 përqind nga ERAC.
Jeta Bakija nga ECMI projekt – menaxhere për Kosovë në ERAC tha se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve ku është shkelur e drejta e përfaqësimit gjinor dhe se deri më tani janë zgjidhur 80 raste.
“Deri më tani kemi ngritur raste që kanë prekur rreth 300 mijë persona në Kosovë. Deri tani kemi 80 raste të zgjidhura. Disa nga sfidat kanë qenë mungesa e përfaqësimit joshumicë në zyrat komunale, braktisja e shkollimit sidomos nga fëmijët e komunitetit jo shumicë. Mungesa e zbatimit të ligjit për gjuhën ka qenë një nga fokuset tona. Ne kemi për qëllim publikimin e 24 raporteve, ky i sotmi është i 14-ti”, tha ajo.
Ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli tha se është shqetësim përfaqësimi i grave në Kosovë.
“Ne si pjesë e ERAC jemi përfshirë me raportet me vendimmarrje te grave në Kosovë. Jemi të shqetësuara si po përfaqësohen gratë në Kosovë. Nga gjithë zv ministra 80 janë burra dhe 4 gra për me e pa vendimmarrje në institucionet tona. Dy ministre kemi dhe gjitha pozitat tjera të burrave kjo është shqetësuese i vetmi vend ku kuota ka sjell rezultat është kuvendi i Kosovës”.
Ajo tha se përfaqësimi sa më i madh i grave nëpër institucionet shtetërore ndikon në përmirësimin e kushteve të punës për gratë që punojnë në sektorin privat.
“Gratë qe na përfaqësojnë në Kuvend shpesh edhe marrin iniciativave që i ndihmojnë gratë në tregun e punës siç është pushimi lehonisë. Besojmë fuqishëm se për me ardh gratë kanë ndikuar dy gjëra. Përfaqësimi në polikë dhe përfaqësimi i grave në borde qofshin institucionale korporata apo edhe në borde të shoqërisë civile sepse vetëm kështu krijohet model dhe mund të shihet gruaja në shoqëri”.
Projekti ERAC është financuar nga BE-ja dhe i referohet praktikave më të mira të BE-së.