Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka kërkuar që Ferizaj ta ketë një ministër ose një ambasador.
Kjo kërkesë bëhet pasi sipas tij, Ferizaj është kontribuuesi më i madh në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ministër apo ambasador.
Tahiri ka thënë se kjo komunë po lihet anash dhe se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e tij.
Ky është postimi i plotë:
Ministër ose Ambasador për Ferizaj.
Përshëndetje të dashur qytetarë e ju votues të dashur!
Uroj qe nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë, megjithëse ne politik, nuk kishte burrni, por do mundohem te jem i njëjti njeri.
Dua te u drejtohem qytetarëve të Ferizajt, vendit tim të lindjes, të cilët më dhanë kurajon dhe vullnetin qe të vazhdojë në këtë rrugë te rënde, por në interes të tyre dhe të Kosovës.
Dua të ju njoftojë vëllezër e motra, se unë kam një marrëveshje që Ferizaj, ta ketë ose një ministër ose një ambasador, për shkak se është kontribuuesi me i madh në shtetin tonë, dhe asnjëherë nuk pati një ministër apo ambasadorë. Definitivisht i lënë anash. Unë nga kjo kërkesë nuk do heq dorë.
Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të miat i mbaj.
Në një mënyrë apo tjetër do të shpërblehet ky qytet, në të kundërtën, nuk kam më pse të vazhdojë…. të qëndroj kështu siç e kisha burrninë time me akterët politik të kësaj Qeverie.
Me respekt, Labinot Tahiri.