Kërkohet të bëhet më shumë presion ndaj shtetit serb për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 13:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare duhet të bëjnë presion ndaj shtetit serb që çështja e personave të pagjetur të zgjidhet sa më shpejt. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me titull “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”.

Teuta Hoxhaj Jahaj, e cila prezantoi një hulumtim të bërë lidhur me atë se çfarë është bërë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, tha se institucionet nuk kanë vazhduar nismat e institucioneve paraprake.

Ajo ngriti edhe shqetësimin se të rinjtë nuk kanë shumë informata lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

“Institucionet e Kosovës nuk kanë kujtesë institucionale mbi nismat që paraardhësit e tyre i kanë filluar. Disa komisioni parlamentar është që edhe të rinjtë në Kosovë nuk është se kanë shumë informata se çka ka ndodh në të kaluarën punën më të madhe e kanë bërë organizata joqeveritare por shumë i mangër mbesin edhe narrativat në librat në tekstet shkollore që nuk ofrojnë apo ofrojnë alternativa të njëanshme mbi atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës”.

Anëtarja e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione,Saranda Bogujevci, tha se institucionet ndërkombëtare duhet të jenë ndihmesë në këtë proces mirëpo sipas saj, është përgjegjësi e institucioneve ndërkombëtare të punohet në këtë drejtim.

“Pjesa e institucioneve ndërkombëtare është që të jetë ndihmesë, është përgjegjësi e institucioneve tona si shtet të punojmë në këtë drejtim dhe ta zgjedhim çështjen e personave të pagjetur. Lobimi ne si deputetë përveç punës sa i përket ligjit lobimi edhe tej ndërkombëtarët si deputetë për presionin që duhet ti bëhet Serbisë për t’i liru të dhënat rreth personave të pagjetur”.

I pakënaqur me punën e institucioneve të Kosovës por edhe ne presionin nga institucionet ndërkombëtare është shprehur edhe Bajram Çerkini.

“Këta nuk e bëjnë presionin sa duhet në Serbi na nuk i kryjna detyrat në shtëpinë tonë. Po thuhet se na nuk kena marrëveshje me Serbinë po thuhet se i ka dalë mandati kompanisë së dërmimeve.

Bashkësisë Evropiane i bëjmë apel me të gjitha institucionet që i keni të bëni një lloj procesi çka ju bëni me ata njerëz që i kanë marrë e s’po na tregojnë”.

Mirëpo me deklaratat se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë punë sa duhet për trajtimin e kësaj çështje nuk u pajtua Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit.

Ai madje vëri më dyshim edhe punën e organizatave joqeveritare.

“Komisioni qeveritare është duke punuar me shumë faktorë  të tjerë. Po thuhet në këtë farë hulumtimi që ka bërë shumë shoqëria civile por tregomni çka ka bo kisha pas dëshirë me pa çka ka bo”.

“Në Londër është nënshkru një deklaratë nga të gjithë kryeministrat për të dhënë informacione për çështjen e të zhdukurve. Deklarativisht është deklaru edhe kryeministrja e Serbisë mirëpo në praktikë po ndodh diçka tjetër.

Ne si qeveri asnjëherë nuk do të ndalemi për t’i përkrah e familjarëve dhe nuk do të ndalemi derisa nuk zbardhet edhe njeriu i fundit, mirëpo mos harroni se në Kosovë ka pasur shumë të zhdukur rezultatet nuk kanë se nuk është bërë asgjë mbi 70 përqind e të zhdukurve është gjetë”.

Të ngjashme