Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka mbajtur konferencë, në të cilën u diskutua për avancimin e shërbimeve sociale.
Burim Behluli, nga Bordit drejtues i këtij koalicioni, tha se kanë filluar të bëjnë ndryshim në ligjin që prek ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, të familjes, etj.
“Kosova e ka nisur një ligj që në mënyrë indirekte apo direkte i prek shërbimet sociale”, tha ai.
Besa Baftiu, kryetare e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, tha se nga vizitat në terren është vërtetuar se shërbimet sociale nuk ofrohen në mënyrë të kënaqshme, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, ka përmendur rekomandimet e dhëna edhe në komision. “Momenti është i rëndësishëm, sepse rekomandimet që do i paraqitni ju, dhe ne si komision, po besoj se do inkorporohen. Duhet të jemi të përkushtuar për shërbime cilësore sociale dhe parimit të shërbimit social evropian. Mirëpo nuk ka arritur të zbatohet deri më tash”.
“Rekomandimet e komisionit: MPMS-ja të hartojë ligj të ri për shërbime sociale, të krijohet grant specifik për shërbime sociale nga katër milionë në tetë, komunat të ndajnë buxhet që të ofrohen shërbime sociale, të rritet bashkëpunimi mes MPMS-së dhe komunave, të bëhet kompensim adekuat i punëtorëve të shërbimit social, objekte të përshtatshme për shërbime sociale, të krijohen programe riintegrimi, të krijohet fond i veçantë në raste emergjente, të rritet numri i familjeve strehuese, të rritet numri i OJQ-ve, etj.”.
Ajo tha se bashkë me këto rekomandime dhe ato që mblidhen sot të paraqiten edhe një herë për miratim, raporton Ekonomia Online.
Dren Rexha, specialist i mbrojtjes sociale, UNICEF, ka thënë se shërbimet sociale duhet të sigurojnë standard më të lartë të jetesës për ata që kanë nevojë.
Ai ka dhënë pesë porosi për këtë temë. “Mbrojta sociale është e drejtë njerëzore dhe obligim shtetëror, është përgjegjësi ekonomike që kontribuon në zvogëlimin e varfërisë. Nevoja për të parë nevojën sociale jo si bamirësi, mund të ndihmojë procesin e reformave ekonomike duke mbrojtur kapitalin njerëzor. Duhet të shikohet hapësirë për përkrahje për familjet në nevojë; Transferet sociale janë të vogla”.
Mentor Morina, u.d. i drejtorit të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes, MPMS, ka thënë se ministria është përgjegjëse për hartimin e legjislacionit dhe shërbimet strategjike, kurse ka treguar edhe për përgjegjësitë e tjera.
Ai ka thënë se duhet ta kenë ligjin për shërbime sociale, vitin e ardhshëm. “Është pjesa e shërbimeve profesionale që janë përgjegjësi vetanake e komunave. Këto përgjegjësi nuk kanë gjetur mbështetje financiare, por as mbështetje lokale”.
“Ne si MPMS me sfidat që kemi pasë edhe në nivelin lokal, dy sfida është mos-harmonizimi i legjislacionit, ligji i familjes, shërbimeve sociale dhe ligje të tjera. Vendim i rëndësishëm nga qeveria ka qenë aprovimi për financat e pushteti lokal”.
Vlora Limani Hajnuni, kryesuese e kolegjiumit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka thënë se nuk ka komunikim ndërmjet institucioneve dhe ka mbështetur idenë për grantin për shërbime sociale për komunat, raporton EO.
“Ekziston një mangësi, moskomunikim jo i mirë mes institucioneve të shtetit, duke përfshirë MPMS-në, kuvendin. Moskomunikimi mes institucioneve na nxjerrë në pah problematikat që neve si bartës, si komuna, na bëjnë të pamundur të implementojmë një politkë të caktuar”.
“Është në projekt që vitin e ardhshëm të jetë një grant për shërbime sociale dhe është hap i duhur që komunat e kanë kërkuar për një periudhë të gjatë”.
Gani Lluka, anëtar i bordit drejtues në koalicionin e OJQ-së për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF, ka dhënë disa propozime.
“Përcaktimi i llojeve të shërbimeve sociale, fuqizimi i shërbimeve për parandalim dhe riintegrim. Vend qendror këtu i kemi dhënë parandalimit. Gjë që nuk ka ndodhë deri më tash në shërbime sociale dhe ligji nuk e ka. Organizimi i shërbimeve sociale, i një skeme të ofrimit të shërbimeve mes ofruesve publikë dhe joqeveritarë. Këtu vërehen disa neglizhenca, pabarazi që e dëmtojnë rëndë edhe shërbimet sociale që i ofron sektori joqeveritar. Integrimi dhe shërbimet shëndetësore e arsimore, Zhvillimi dhe fuqizimi i shërbimeve në familje dhe shërbime në bazë në komunitet, reformimi i formave të mbrojtjes. Rritja e cilësisë së shërbimeve, Llogaridhënia, Financimi i shërbimeve sociale”.