Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgimin e rreshterit policor nga Peja G.L., i cili po dyshohet për tri vepra penale : “dhunim”, “shantazh” dhe “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themeloren të Pejës, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës se paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Pejë thotë se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje penale.