Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka kërkuar që të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve të ndryshme.
Ata duan të dinë arsyen se pse ky vendim ende nuk është zyrtarizuar dhe nuk po kumtohet në publik.
Kjo odë e quan absurd dhe të papranueshëm këtë moszyrtariz, pasiqë rastet me COVID tani janë në numër të vogël,
“Pas shumë takimeve që janë bërë mes grupit punues ku janë të përfshirë përfaqësues nga ministritë përkatëse dhe përfaqësues të OHT-së, është premtuar që hapja e këtyre domeneve të bëhet me 15 Qershor 2021, ndërsa sot jemi me datë 21 dhe akoma nuk e kemi parë të zyrtarizuar një vendim të tillë”, thuhet në reagimin e OHT-së.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit thekson në një njoftim për media se pa marrë parasysh të gjithave do t’i përkrahë bizneset dhe do të jetë zëri i tyre.