Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëvë në Luginë, Nevzad Lutfiu, tregoi se i ka dërguar kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Dejanoviq.
Ai tha se janë bërë dy muaj që shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas” nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, për aplikimin që në kordinim me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishin bërë për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha Shqipe” për vitin e parë, dytë, tretë e katërt dhe të Matematikës të vitit të dytë dhe tretë për Gjimnaz.
“Shtëpia botuse e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSH ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimaz).Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthej përgjigje”.
“Më datë 14.08 janë bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje. Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, sot i dërgova kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Gj.Dejanoviq. Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Latifi.