Kërkonin para për punësimin e qytetarëve në Irak e Afganistan, arrestohen një burrë e një grua që përfituan 80 mijë euro

Prishtinë | 02 Tet 2023 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari N.L., dhe e dyshuara K.L., gjatë viteve 2021 dhe 2022, dyshohet se kanë mashtruar disa persona në Ferizaj, duke u kërkuar para me qëllim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni.

Të njëjtit kanë kërkuar nga viktima para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro, me qëllim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani.

Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës ku i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme