Miranda Kerr ka treguar se si është ndier pasi martesa e saj me Orlando Bloom përfundoi.
Ajo ka thënë se pasi u nda nga Bloom “ishte në një depresion të thellë”.
Modelja dhe aktori kishin filluar lidhjen në vitin 2007 për tu martuar tre vjet më pas.
Kerr ka thënë se zakonisht është shumë pozitive dhe e lumtur dhe asnjëherë përpara se të ndahej nga Bloom nuk kishte kuptuar se si është të jesh në depresion.
“Kur u ndava nga Orlando, isha në depresion”, ka thënë Kerr.
Që nga ndarja ata kanë kujdestari të përbashkët për djalin e tyre pesë vjeçar, Flyyn.