KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, sistemi i mbingarkuar nga konsumi i lartë

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka nisur dërgimin e mesazheve njoftuese në telefonat mobil të qytetarëve, përmes të cilave kërkon kursimin e energjisë elektrike, duke paralajmëruar se konsumi aktual është shumë i lartë dhe sistemi është i mbingarkuar.

Në mesazhin e dërguar, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të shmangin përdorimin e njëkohshëm të pajisjeve elektrike dhe të tregojnë kujdes në shpenzimin e energjisë. Sipas njoftimit, rritja e konsumit po ushtron presion të shtuar mbi sistemin energjetik, duke rritur rrezikun për vështirësi në furnizim.

Të ngjashme