Disa ushqime mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit; disa të tjera mund të ulin rrezikun. Ndiqni këto rregulla për të minimizuar rrezikun e kancerit. Më konkretisht, këto ndryshime ju ndihmojnë të ulni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe të parandaloni sëmundje të sistemit kardiovaskular. Për ata që kanë predispozitë gjenetike për kancerin e zorrës është jo një alternativë por domosdoshmëri.
1. Regjimi
Mbani një regjim ushqimor me pak yndyrë dhe sa më pak yndyra shtazore të ngopura. Janë dy mënyra sesi yndyrat e ushqimit ndikojnë në zhvillimin e kancerit. E para, qelizat tumorale nevojiten lipoproteina të densitetit të ulët që të zhvillohen (LDL- kolesteroli i keq!). Kështu, nje dietë që ndikon në uljen e LDL-së ndikon edhe në uljen e rritjes se qelizave kanceroze. Konsumi i yndyrave gjithashtu rrit prodhimin e lëngut tretës të mëlçisë. Nëse prodhohet me shumicë, ky lëng qëndron më gjatë në zorrën e trashë dhe kthehet në acid apkolik, një kancerogjen i provuar. Këtu jepen këshilla sesi të konsumoni më pak yndyra dhe ato të duhurat:
Konsumoni aq sa duhet yndyra
Jo me shumë se 20% e kalorive ditore duhet të vijnë nga yndyrat. Kjo do të thotë se nëse nevojiteni 2500kalori në ditë, sasia e yndyrave nuk duhet të jetë më shumë se 55gr.
Konsumoni yndyrnat e duhura
Konsumi i yndyrave të gabuara është shumë më keq sesa konsumi i tepërt i yndyrave. Kërkimet shkencore e evidentuan këtë fakt kur vunë re se disa popullata me dieta të pasura në yndyrë, si eskimezët dhe dieta mesdhetare, e kanë më pak të përhapur kancerin. Disa lloje yndyrash jo vetëm nuk kanë ndikim negativ por duket se edhe ndihmojnë për ta luftuar:
*Kujdes: këto vajra nuk janë aspak të përshtatshme për gatim!
Mos konsumoni yndyra të dëmshme:
Evitoni yndyrat e hidrogjenizuar si margarinat vegjetale. Evitoni yndyrat e rafinuara si vajrat bimor të farërave, sojës, palmës, ato janë potencialisht kancerogjene! Kontrolloni etiketën e ushqimeve të gatshme, nëse shkruhet “yndyra vegjetale” (vegetable oils), evitojini! Këto yndyra ndihmojnë në rritjen e jetëgjatësisë së ushqimit në raft.
“Më pak dhjamë – Më pak kancer”
Dhjami i tepërt në trup është një nga arsyet kryesore të shfaqjes së kancerit, sidomos atij të zorrës së trashë. Obeziteti është gjithashtu shkak i shfaqjes së kancerit të gjirit dhe të prostatës.
Dy mënyrat për të qenë pa dhjamë të tepërt janë: dieta ushqimore e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.
2. Rrisni konsumin e fibrave bimore
Dieta e pasur në fibra është veçanërisht e dobishme për personat që kanë predispozitë gjenetike të kancerit të zorrës. Fibrat kanë disa efekte pozitive: ato përpunohen nga flora bakteriale dhe prodhojnë substanca mbrojtëse; ngjisin në vetvete substancat kanceroze dhe i largojnë nëpërmjet jashtëqitjes duke mos i lënë gjatë në kontakt me qelizat intestinale; ulin toksicitetin e lëngut të mëlçisë si dhe ulin përqendrimin e estrogjenit në hapësirën e aparatit tretës.
Burimet më të mira të fibrave:
*Këshillë: Një mollë në ditë!
Pektina që gjendet te lëkura e mollës fermentohet në zorrë dhe prodhon acide lyrore që eliminojnë baktere patogjene. Ato ushqejnë muret e zorrës duke i bërë ato më të forta ndaj toksinave.
3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.
Nese ka prova bindëse për ushqimin dhe kancerin, ato janë mbi efektet mbrojtëse të perimeve dhe frutave të cilat konsumohen të freskëta. Fitokimikatet ndihmojnë trupin të luftojë përbërësit kancerogjen. Perimet më të fuqishme në këtë luftë janë:
*Këshillë: Sallata anti-kancer
Kombinimi i vitaminës C, E dhe beta karoten = bashkëveprim të fuqishëm. Një sallatë e tillë do ishte:
“Spinaq, rukola, qiqra, fara kungulli, speca të kuq, luleshtrydhe + vaj ulliri + bukë thekre”
4. Zëvendësoni mishin me peshk
Kanceri i zorrës së trashë është tej mase i përhapur në personat që konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo theksohet kur lloji i mishit të konsumuar është ai i përpunuar, si sallami dhe proshuta. E kundërta ndodh me personat që konsumojnë peshk. Këta të dytët kanë një mbrojteje të dukshme kundër kancerit të zorrës.
*Këshillë: Nëse nuk hiqni dot dorë nga mishi, të paktën gatuajeni me zierje dhe me rozmarinë e hudhër!
5. Kaloni nga dieta shtazore në atë bimore
Ajo që ka ndryshuar në dietën e njerëzimit dukshëm është konsumi i madh i produkteve shtazore. Kjo mund të lidhet edhe me rritjen e shfaqjes së kancerit në dekadat e fundit.
6. Konsumoni më shumë fasule
7. Konsumoni ushqime të pasura në kalcium
Studimet tregojnë se popullata që konsumojnë kalcium mjaftueshëm si Suedia, kanë më pak raste të kancerit të zorrës së trashë. Kalciumi kontrollon rritjen e qelizave epteliale të mukozës së zorrës. Kur këto qeliza rriten me shpejtësi të madhe ato mund të konvertohen në qeliza malinje! Kalciumi gjithashtu lidhet me acide kancerogjene që prodhohen nga lëngu tretës i mëlçisë dhe nuk i lejon ato të shkaktojnë irritim në qelizat e mureve të zorrës. Marrja e mjaftueshme konsiderohet 1200mg/ditë.
8. Nje dietë e pasur në antioksidues lufton kancerin
Ka shumë pretendime për efektet e antioksiduesve kundër kancerit por, ato më të provuarat janë kombinimi i vitaminës C, E dhe beta karotenit. Frutat dhe perimet janë burimi më i mirë i këtyre antioksiduesve. Efekti i tyre konsiston në:
Beta karoten
Beta karoten lufton kancerin duke forcuar imunitetin dhe duke çliruar një substancë që quhet Faktor Nekrrotik i Tumorit (tumor necrosis factor)! Beta karoten bllokon rritjen dhe shumimin e qelizave me potencial kanceroz.
Burimi më i mirë: patatet e ëmbla, karotat, pjepri, kungulli i verdhë, spinaqi, brokoli, qitro i kuq dhe mango. Domatet përmbajnë likopen – një antioksidues që ndihmon përthithjen e beta karotenit. Prandaj karota + domate jane një kombinim i mirë.
9. Njihuni me Linin
Farat e linit përmbajnë dy përbërës të fuqishëm: acide lyrore omega 3 dhe fibrat “Lignans”. Të dyja bashkë ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Nga ky aspekt, farat janë më të preferuara sesa vaji i linit.
10. Pini më pak alkool
Alkooli e rrit lehtë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe lloji që lidhet më shumë është birra! Ajo përmban nitrozamina, një kancerogjen që aktivizohet në zorrë. Edhe taninat që përmbahen te vera, te kafja dhe te çaji përbëjnë një lloj nxitësi negativ, prandaj adhuruesit e verës duhet të bëjnë kujdes nëse rrezikojnë nga kanceri i zorrës së trashë, është më mirë të hanë rrushin e kuq vetëm