Dhjami në zonën e barkut është një problem për shumicën e femrave sot. Por, shumë dhjam rrit riskun për probleme shëndetësore si diabet, sëmundje zemre, tension të lartë gjaku, madje dhe disa tipe kanceresh.
Dhjami në zonën rreth barkut mund të jetë gjenetik ose të vijë si pasojë e jetës së pashëndetshme dhe pa ushtrime fizike. Pjesa më e madhe e dhjamit rreth belit vjen nga konsumi i ushqimeve me shumë kalori dhe atyre të pashëndetshme. Të jeni aktivë është çelësi i humbjes së dhjamit si dhe duhet kombinuar me një dietë të shëndetshme me bazë perimesh. Gjeni një aktivitet që ju pëlqen, si ecja, çiklizmi, apo vrapimi.
Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet ne djegim kalori. Studimet e fundit si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje. Gjumi ndikon tek oreksi, tek prodhimi i shumë hormoneve dhe ka një rol të drejtpërdrejt mbi metabolizmin e trupit. Për më tepër, u zbulua se personat që nuk flenë mjaftueshëm janë më të lodhur gjatë ditës dhe djegin pak kalori. Thuhet se 8 orë gjumë në natë ofron metabolizëm më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është një pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë.
Cilat janë ushqimet që luftojnë dhjamin në bark?
Ka raste kur lexojmë shumë materiale në internet mbi ushqimet që luftojnë dhjamin në bark e që mund të na çojë në konfuzion, pasi listat janë të ndryshme. Zakonisht nuk ekziston ndonjë dietë magjike kundër dhjamit në bark, por kur mbani një dietë të shëndetshme është dhjami i barkut ai që largohet i pari:
Ushqimet e pasura me fibra
Studimet kanë treguar se konsumi i 10 gramëve fibra në ditë ndihmon shumë për të luftuar dhjamin në zonën rreth mesit, prandaj duhet të konsumoni më shumë bizele, fasule, qiqra etj, si dhe shumë fruta e perime me lëkurë, po ashtu edhe tërshërë. Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.
Ushqimet që përmbajnë proteina
Proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe duhet një kohë më e gjatë për t’u tretur. Është llogaritur se për të siguruar 100 kalori nga ushqimet proteinike, trupi duhet të përdorë 30 kalori (por vetëm 12 kalori për yndyrë dhe 7 për karbohidrate). Kjo është arsyeja pse shumë lista përmbajnë ushqime si kos, mish pa dhjam, vezë dhe peshk ose fasulet, legumet, arroret dhe farat si dhe perime të posaçme. 1 vezë psh, përmban 7 gramë proteinë. 1 gotë quinoa ka 8 gramë proteinë dhe 5 gramë fibra. Arrat gjithashtu përmbajnë proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme dhe të gjitha këto janë të shkëlqyera për t’u konsumuar mes vakteve.
Ushqimet që përmbajnë ujë
Këto ushqime zënë hapësirë më të madhe. Shumë fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë dhe elementë ushqyes dhe nuk përmbajnë shumë kalori dhe kjo është arsyeja pse janë pothuajse në çdo listë, sidomos shalqiri, shkruan noa.al. Frutat e tjera që përmbajnë shumë ujë janë qitro, pjepri, portokalli etj. Perimet që kanë përmbajtje të lartë uji janë trangulli, sallata jeshile, selino, kungulli, domatja, lakra etj. Këto lloj frutash përmbajnë jo vetëm ujë por edhe shumë fibra, elemente ushqyese dhe antioksidantë.
Ushqimet e nxehta dhe pikante
Ushqimet pikante dhe të nxehta duhet më shumë kohë për t’i konsumuar. Nëse ushqimi juaj është pikant atëherë do të konsumoni më pak në sasi, gjithashtu pikantet përmirësojnë metabolizmin.
Ushqimet që ngrenë nivelin e metabolizmit
Këtu bëjnë pjesë çaji jeshil pasi ka një përbërës kimik që quhet EGCG dhe që nxit rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Piperi i kuq përmban kimikate që njihet për metabolizmin. Capsaicina rrit nxehtësinë e brendshme të trupit dhe për këtë kërkohet një nivel i lartë energjie. Gjithashtu disa studime sugjerojnë se uthulla mund të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në trup. Megjithëse mund të ekzistojnë shumë ushqime të tjera për heqjen e dhjamit rreth belit, duhet të dini që nuk ka ndonjë mrekulli për këtë gjë, thjesht ndryshimit në stilin e jetës dhe ushtrimet ju ndihmojnë shumë si dhe të evitoni këto 8 ushqime.