1.Mos u shqetëso për gjërat që nuk mund t’i ndryshosh
E thënë thjesht, shqetësimi nuk bën asgjë, por shton më shumë stres në jetën tënde. Nëse mund të rregulloni diçka, atëherë mos u shqetësoni, filloni t’i shkruani ato në një ditarë. Shkrimi i shqetësimeve në mendjen tuaj mund të ndihmojë në zbutjen e tyre.
2.Lëvizni trupin
Është thënë vazhdimisht nga shkencëtarë dhe studiues të panumërt që DUHET të ushtrojmë në mënyrë që të mbetemi të shëndetshëm.Ushtrimet bëjnë që të mbani mendjen larg nga mendimet e këqija.
3.Bëni zgjedhje më të mira të ushqimit
Kufizoni konsumin e mishit të kuq, ushqimeve me sheqer ose kripë, alkooli dhe substanca të tjera që kanë pak vlera ushqyese. Shikoni se çfarë rritet në mënyrë natyrale në këtë planet dhe ushqeni trupin tuaj me atë.
4.Filloni t’i vlerësoni gjërat e vogla në jetë
Edhe nëse nuk posedoni asgjë, mund ta vlerësoni mrekullinë e të qenit gjallë. Ju mund të jeni mirënjohës për faktin se jeni mbi tokë dhe keni ajër për të marrë frymë, ujë për të pirë dhe ushqim për të ngrënë.
5.Bëni punë vullnetare duke ndihmuar të tjerët
Ne krijojmë një pjesë të madhe të pakënaqësisë sonë duke u ndalur te vetja dhe problemet tona. Një zgjidhje e lehtë për këtë është t’i kthehemi botës tonë, në mënyrë që t’i ndihmojmë të tjerët gjatë rrrugëtimit.
6.Provoni gjëra të reja
Ne jemi pengesa jonë më e madhe, kështu që mos lejoni që mendja juaj t’ju tregojë se çfarë mundeni dhe nuk mund të bëni. Ju jeni kufiri juaj, dhe mënyra e vetme për të kaluar atë është që ta sfidoni atë dhe të shkoni pas asaj që dëshironi, edhe nëse keni pasiguri ose dyshime për atë që mund të arrini.