E famshmja Merlin Monroe i vishte sutjenat dhe i mbante çdo natë kur flinte gjumë.
Por kjo është në fakt dhe një ndër zakonet më të shpeshta të femrave në vite.
Vetëm se ndryshe nga Monroe, femrat sot nuk është se kanë një qëllim pse i mbajnë sutjenat në gjumë. Ato thjesht flenë me to për të mos qenë me gjinjtë e lëshuar.
Kurse Monroe e kishte një synim që e bënte këtë: Ajo priste që gjoksi t’i rrinte sa më mirë dhe sa më lart edhe gjatë ditës.
Por mjeku specialist Dr. Seth Rankin duke folur për britaniken “Cosmopolitan”, thotë se mbajtja e sutjenave natën jo vetëm nuk ndihmon që gjinjtë të rrinë sa më lart, por në të kundërt, ndrydhja e tyre brenda hapësirës së ngushtë të sutjenave mund të kufizojë nyjet limfatike që janë përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga kjo pjesë e trupit.
Eksperti thekson se ndryshimi i gjirit është i pashmangshëm me kalimin e moshës, sepse indet humbasin elasticitetin e tyre me kalimin e kohës. Pra sado që femrat të përpiqen që të mbajnë gjoksin sa më lart duke mos iu ndarë ditë-natë sutjenave, kjo nuk sjell asnjë dobi.
Për më tepër, mjeku Rankin shton se mbajtja e sutjenave gjatë gjithë natës mund të çojë deri në inflamacion kronik dhe edema (mbajtje fluidesh) dhe sigurisht parehati