Të jesh nënë dhe të kesh një punë e cila të merr kohën më të madhe të ditës është shumë stresuese.
Përveç se duhet të jeni mesatarisht 40 orë të javës në punë, ju duhet të jeni edhe në rrjedhat e shtëpisë me pastrimin, gatimin dhe menaxhimin e të gjitha punëve të tjera në shtëpi.
Gjërat kryesore që duhet t’i keni parasysh për të pasur sukses, si në punë ashtu edhe në raport me të qenit nënë janë :
Organizimi
Organizimi I ditës të ndihmon padyshim në zgjidhjen e punëve ditore të cilat planifikoni t’i bëni. Është mirë që gjatë kohës që jeni në punë të mundoheni të jeni sa më e koncentruar në atë që bëni në mënyrë që të jeni sa më produktive, kurse pas përfundimit të orarit të punës të jeni komplet të përqendruar në jetën tuaj personale, ku hyn këtu edhe rritja dhe kujdesi për fëmijët.
Balancimi
Balancimi mes punëve të shtëpisë dhe punëve në profesion është faza kryqe për secilën nënë që punon. Është shumë e nevojshme që problemet të cilat I keni gjatë ditës në punë të mos I ndani me familjen, pasi që kjo do të prishte harmonin e kohës familjare apo çështjet familjare t’i ndani në vendin e punës. Kjo nuk tregon aspak profesionalizëm. Gjetja e një balance në këtë drejtim është shumë e mirëseardhur pasi që edhe ju si nënë ndiheni më të qeta kur e arrini këtë gjë.
Kohë për veten
Rëndësi po ashtu shumë të madhe në mirëqenien tonë si nëna por edhe si punëtore në kompani të ndryshme ka edhe koha të cilën ne e ndajmë për veten dhe për të mirën tonë. Një shëtitje e vogël vetëm larg punës dhe larg shtëpisë ndonjëherë është shumë e mirëseardhur duke e ditur që kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në produktivitetin tonë.