Si të jemi natyrshëm të bukura edhe në ditët e ftohta të vjeshtës?
Kemi plot këshilla, na ndiqni më poshtë!
Me ndryshimin e stinëve, mbrojtja imunitare ulet dhe trupi fillon të ndiejë efektet e ditëve më të shkurtra dhe me më pak dritë.
Kjo nuk do të thotë megjithatë që duhet të heqim dorë nga bukuria në vjeshtë, përkundrazi.
Mjafton të jemi të përgatitura ndaj ditëve të para të të ftohtit, për të mos na ‘goditur’ uljet e para të temperaturave.
Medikamentet natyrale do t’iu lejojnë të luftoni dhimbjen e fytit dhe të kokës, duke forcuar sistemin imunitar.
Do t’iu ndihmojnë gjithashtu të luftoni rrathët e zinj të syve, duart e plasaritura, lëkurën e thatë dhe flokët e brishtë: të gjitha me ndihmën e përbërësve që i gjeni lehtësisht në shtëpi.
Më poshtë do të lexoni për përbërësit, përgatitjet dhe udhëzimet për të realizuar ‘recetat e bukurisë’ së vjeshtës, shkruan Shije.al.
Krem fytyre hidratues
I ftohti, smogu dhe lodhja mund të dëmtojnë lëkurën.
Për një hidratim korrekt, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini shumë ujë, të merrni një dozë të mirë frutash dhe perimesh që ndihmojnë për të mbajtur lëkurën elastike, të kombinuara këto me një krem hidratant që u jep mbështetjen e nevojshme indeve tona.
Mes recetave të bukurisë së vjeshtës, mund të përgatisni këtë: krem fytyre i bërë vetë me agrume dhe çaj jeshil.
Do t’iu duhen: vaj bajamesh, vaj kokosi, dyll bletësh, dy lugë çaj jeshil matcha, tre pika vaj esencial limoni dhe një mandarinë.
Krem hidratues duarsh
Kur dilni në ajër të hapur, bëni kujdes duart sepse do të jenë të parat që do të goditen nga i ftohti. Kështu që duhen ushqyer si duhet për të evituar plasaritjen.
Ja një recetë bukurie vjeshte për kujdesin ndaj duarve: do t’iu duhet një avokado dhe disa pika limon.
Bashkoni tulin e shtypur të avokados me pikat e limonit, do të merrni një maskë kremoze të cilën duhet ta aplikoni tek duart tuaja.
Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe shpëlajeni.
“Scrub” i bërë vetë për fytyrën dhe trupin
I ftohti i parë dhe smogu ndikojnë në rritjen e numrit të qelizave të vdekura që shfaqen në fytyrën tonë.
Për t’i eliminuar, provoni një “scrub” natryal që fytyra juaj të duket më e bukur se kurrë këtë vjeshtë.
Merrni 100 ml qumësht të pasterizuar, hidheni në një tas, shtoni një grusht kripë dhe gjashtë pika limon.
Përzieni përbërjen, përhapeni nëpër fytyrë dhe masazhojeni. Me këtë medikament natyral të vjeshtës lëkurës tuaj do t’i rikthehet shkëlqimi.
Kompresa për qeskat poshtë syve
Me ndryshimin e stinëve, sistemi imunitar vihet në një provë të fortë për shkak të mungesës së dritës dhe luhatjeve të temperaturave.
Efekti i parë i dukshëm është tek gjumi: flini keq dhe efektet janë të dukshme në fytyrë.
Për të shmangur krijimin e qeskave poshtë syve, përgatisni një medikament anti-qeska.
Mes recetave të bukurisë së vjeshtës, kjo është një mënyrë e thjeshtë: merrni një filxhan çaj kamomil dhe shtojini katër pika vaj livande.
Me ndihmën e dy tamponave, aplikojeni ‘infuzionin’ tek sytë mbyllur. Qëndroni ashtu për 10 minuta.
Maskë flokësh e bërë vetë
Dihet që në vjeshtë flokët bien, ashtu si gjethet e pemëve.
Për të limituar dëmet, mund të përgatisim një maskë natyrale.
Mjafton të ziejmë gjysmë litri ujë me gjethe arrash dhe gjethe sherebele. Lëreni të ziejë për 20 minuta dhe aplikojeni sa herë do të lani flokët, para shampos.
Rënia vjen edhe për shkak të stresit dhe humorit të ulët, kështu që sigurohuni të merrni mjaftueshëm vitaminë D për të luftuar këto fenomene: do t’iu mjaftojë të rrini në ajër sa më shumë të jetë e mundur, të bëni kujdes me dietën ose të merrni suplemente vitaminash.