Këshilla të thjeshta dhe njerëzore për gratë, burrat, e të rinjtë për Vitin e Ri sepse na mbyten shkrimet politiko-akademike, të mençurit dhe politikanët me urime e shkrime të “detajuara” ndaj jemi kaq mirë ne si komb që gjysma janë pa kafshatën e bukës këtë fundvit (Migjeni është shumë aktual).
1- Mos grumbulloni shumë gjëra në shtëpi se kjo sjell: lodhje, tejngopje, shpenzim pa bereqet dhe stres. Papa Françesko për Krishtlindje tha festat janë për ti ndarë ushqimet me të varfrit;
2-Mos bëni shumë gatime: sallatë, supë, pak gjel deti me bukë misri meqenëse ka mbetur tradita e Vitit të Ri, sepse lodheni, shtoni ca kilogramë që nuk ju duhen tashmë dhe pushime ka pak nga shteti dhe privati. Psikologjikisht dhe nga ana mjekësore ushqimi i tepërt ka efekte negative në një pjesë të qelizave trupore dhe nervore;
3- Mos u ankoni se keni pak para për fundvit. Shtresa e mesme e shoqërisë. Se larg qoftë të (pasurit nuk kanë kohë të dhurojnë) duhet medoemos të japin një gjë nga vetja e tyre qoftë para, ushqime, veshmbathje apo sende shtëpie të cilat mund ti hyjnë në punë atij që nuk ka fare se mbushni shtëpinë e një njeriu në nevojë dhe shpirtin tuaj me këtë rast;
4-Jepni vëmendje njëri-tjetrit dhe kujdes të veçantë në ditët e festave pasi kjo vlen më shumë se dhjetë pjata ushqim të gatuara nga gratë dhe të lodhura deri në palcë kur shtrojnë tavolinën e datës 31 dhjetor;
5- Ju të rinj lini njëherë në vit celularët me një anë, bashkohuni në biseda me familjarët, pyetini ata a lodhen, mërziten në punët e përditshme, a kanë shqetësime shëndetësore, puthini e përkëdhelini sepse kanë shumë nevojë për dashurinë tuaj pasi ata ua japin gjithnjë atë pa kushte.