Jemi në sezonin kur gripi është dhe më i pranishëm rreth nesh, është periudha ku secili nga ne duhet të marrë masat e nevojshme për ti praraprirë një gjendje të tillë gripale.
Më poshte ju sjellim disa këshilla që do ju ndihmojnë të parandaloni gripin dhe të ftohtin pa ardhur akoma.
Merrni mjaftueshëm vitamin D
Studimet tregojnë se vitamina D aktivizon mbrojtjen e trupit ndaj infeksione. Për ta marrë nga ushqimet është pak e vështirë, por mund të merrni suplemente me recetën e mjekut.
Mbajini duart të pastra dhe larg fytyrës
Edhe pse nuk e vini re, ju e prekni shumë fytyrën. Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se një person e prek fytyrën 16 herë gjatë një ore, shkruan revista Who. Virusi merret lehtësisht nga duart, prandaj më e mira do të ishte të shmangni edhe takimin e duarve me të tjerët. Përdorni sapun për t’i larë për 20 sekonda ose mbani dizifektues me vete kur nuk mundeni t’i lani.
Dizinfekto telefonin
Të gjithë e dini që telefoni është burim infeksioni dhe papastërtish, por ka mënyra për ta dizifektuar.
Merrni mjaftueshëm zink
Nëse përdorni tableta që përmbushin nevojat e trupit për zink do të ndaloni prekjen nga viruset ose do të ndaloni përhapjen dhe kohëzgjatjen e tij.