Kur është koha e duhur për detoksifikim do ta kuptoni lehtësisht sepse trupi juaj do të dërgojë sinjale të qarta që ka nevojë për pastrim e ushqyerje të shëndetshme!
Simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për një dietë detoks janë: tretja e dobët apo e ngadaltë, metabolizmi i ngadaltë, lodhja, disponimi negativ dhe natyrisht – Candida (myku).
Trajtimi Detox është efektiv vetëm kur është i plotë, pra i plotësuar me ushqim natyral e organik, si dhe shprehi të reja të shëndetshme. Ndërprerja e ushqimeve pa vlera ushqimore dhe e sheqernave të përpunuara, është shprehia më e mirë që i ruan pastruesit kryesorë të organizmit: mëlçinë dhe veshkat.
Mëso se si mund të shpejtosh tretjen dhe të inkurajosh pastrimin natyral të trupit për brenda dhe jashtë.
Të ushqyerit me produkte organike nga natyra është çelësi për jetesë të shëndoshë. Për pastrim natyral e efektiv të mëlçisë, ne rekomandojmë integrimin e fitoterapisë në protokolet tuaja detox – tinktura me smilarin, artiçokë dhe luleradhiqe. Silmarina rikthen qelizat dhe stimulon rritjen e tyre, ndërkaq kurkumi dhe shafrani Indian (mundësisht në formë paste) janë superushqime me veti të shkëlqyera për organizëm. Për një dietë ditore sa më efektive, provoni supën miso dhe çajin jeshil i cili përmban katekinën e përbërësve të fuqishëm detoksikë.
Për një tretje të përmirësuar dhe metabolizëm më të shpejtë, ushqimet organike dhe aktiviteti fizik janë trajtimet e duhura.
Pini më shumë ujë dhe çaja bimorë të pasheqerosur. Hani më shumë perime të gatuara, perime me kokrra të plota dhe bishtajore me shtimin e farave të lirit, vajrave me presion të ftohtë dhe erëza të tilla si xhenxhefili. Stimulimi i tretjes do të jetë më i lehtë me tinkturat bimore të hithit ose luleradhiqes. Sa i përket aktivitetit fizik, rekomandohet të ecni, të bëni biçikletë dhe të shijoni çdo lloj aktiviteti fizik çdo ditë për të paktën gjysmë ore.
Si të pastrojmë organizmin në mënyrë natyrale? Me një fjalë – fibrat.
Ju këshillojmë që për smoothie e pije të preferuara, të përdorni bishtajore të plota, më shumë fara, e sidomos luspat e psylliumit gjenial. Psyllium është stimulant i fortë i detoksit të zorrëve, duke ju ndihmuar në probleme të tretjes.
Rekomandohet që këto pije të pihen menjëherë për shije e eksperiencë më të këndshme.
Chlorella – kjo algë e fuqishme jeshile blu është një super pastrues që duhet të konsumohet çdo ditë për rezultate pozitive për detoks.
Probiotikët janë zgjedhje e mençur për të mbështetur sistemin e tretjes, në veçanti nëse jeni nën regjimin Detox Candida. Trajtojeni organizmin tuaj me probiotikë natyral dhe me ushqime të fermentuara sikurse: miso, daikon dhe qiqra.
Trupi juaj ka nevojë për pastrim dhe pushim nga ushqimet e pijet e tepërta, lodhja dhe toksinat në përgjithësi për të paktën 4 javë. Kujdesuni për trupin tuaj dhe lërini organet vitale sikurse mëlçia, veshkat e organet e tretjes, të detoksifikohen e të kthehen në formën e tyre më të mirë.
Ti ke vetëm një trup, pra mendo se çfarë konsumon. Duaje trupin tënd me ushqehu me më të mirën nga natyra.