Të gjithëve na pëlqen sezoni i fundvitit sepse është periudha kur mund të shpenzojnë më shumë kohë me familjen.
Por, a e dini se gjithashtu është periudha më e zakonshme e vitit kur çiftet provojnë të mbesin shtatzënë?
Nëse veç jeni në mesin e këtyre çifteve, atëherë më poshtë i keni disa prej këshillave më të mira që mund t’i ndiqni për t’i maksimizuar shanset e mbetjes shtatzënë.
Mos pini duhan
Nëse pini duhan, ndaleni këtë menjëherë! Nëse nuk pini duhan, atëherë mos filloni asnjëherë!
Duhani është aq i dëmshëm saqë shkakton dëme edhe në mitër, vezore, spermë të mashkullit, e që të gjitha këto ndikojnë në shëndetin e bebes dhe mund të shpijnë në probleme të zhvillimit.
Përveç pirjes së duhanit, edhe minimizimi i sasisë së alkoolit që e konsumoni është i rëndësishëm.
Hani ushqime organike
Përderisa muajt e dimrit janë periudhë ku njerëzit kanë tendenca të hanë ushqime me shumë kalori, ekspertët ju sugjerojnë që gjatë kësaj periudhe të hani ushqime organike.
Kontrollojeni stresin
Mos e kontrolloni stresin me kafeinë! Me të ballafaqohuni në mënyra tjera natyrale, siç është joga, meditimi dhe shpenzimi i kohës në natyrë duke u argëtuar me familjarët dhe miqtë.
Çfarëdo që bëni, sigurohuni të mos stresoheni sepse kjo mund të shkaktojë mos balancim në hormone të pjellorisë.
Merrni multivitamina
Nëse veç keni përdor pilula kundër shtatzënisë, atëherë ka shanse që keni mungesë të vitaminave dhe mineraleve.
Prandaj, rekomandohet të merrni multivitamina.
Bëni shumë seks
Kjo pra veçse dihet. Seksi i shpeshtë përgjatë tërë ciklit i rritë shanset e mbetjes shtatzënë.