Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollatë për t’u dukur sa më bukur në bregdet ose pishina.
Ja disa këshilla për një rrezitje të përsosur.
Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.
‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00, transmeton Gazeta Express.
Ndryshoni vazhdimisht pozicion
Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.
Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi.
Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm
Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitamina E, C dhe A.