Kur Margaret Manning bëri 60 vjeç, vendosi ta linte punën e saj dhe të krijonte një shoqatë për veten dhe gratë në moshën e saj. “Sixty and me” e quajti dhe mes gjithë veprimtarisë mendoi të jepte edhe disa këshilla për vajzat në gjysmën e moshës së saj, për 30-vjeçaret.
Mbaj mend që ke vetëm një jetë dhe nuk je në provat gjenerale.
Përpiqu të jesh pozitive dhe të marrësh aspektin pozitiv në çdo eksperiencë të jetës.
Fokusohu në vendin e kohën ku je.
Jetoje çdo ditë jetën si të ishte e fundit.
Mos harro se jeta mund të ndryshojë në një fraksion sekondi.
Dashurohu pas çdo faze të jetës tënde, sepse secila është magjike.
Mëso të jetosh momentin. Nëse ia del ta bësh tani që je e re, do ia dalësh edhe kur të jesh 60 vjeç.
Jeta është shumë e shkurtër për ta vrarë mendjen për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Jeto sot
Gjej një pasion ose një punë që të bën të përjetosh emocione të ndryshme.
Ji vetvetja dhe jetoje çdo fazë me dinjitet.
Pranoji ndryshimet e trupit tënd.
Ji i ndershëm me veten, gjithmonë. Është një proces që mësohet ngadalë, por që ia vlen barra qiranë.
Ruaji kujtimet, por mos ji shumë i egër me veten.
Harroji stereotipet e shoqërisë për plakjen.
Mosha është thjesht një numër, jo një përkufizim se kush ti je.
Koha kalon, do apo s`do ti, kështu që fillo të jetosh.
Mos ndalo së kërkuari inspirim.
Jeto në mënyrë të thjeshtë e të shëndetshme. Bëj ushtrime dhe udhëto.
Bli fustane klasik. Do jesh gjithmonë në modë.
Mos shpenzo para për këpucët. Burrat s`të shikojnë kurrë nga këmbët.
Mos e mbush jetën me mbeturina.
Ji vetvetja. Sill dritën tënde. Ji e pranishme, e vërtetë dhe e gjallë në çdo moment.
Mos u shqetëso për rrudhat. Ato janë harta e jetës tënde.
Jeta me pasion dhe dashuri, me sy e zemër të hapur. Thjesht, ji e lumtur.
Jeto të tashmen, mos u shqetëso për plakjen. Më e mira s`ka ardhur akoma.
Vlerëso gjërat e vogla të jetës, mos i kompliko ato.
Respektoje partnerin dhe fëmijët në të njëjtën mënyrë që dëshiron të të duan e respektojnë ty.
Ofroje dashurinë në mënyrë të pakushtëzuar.
Lind fëmijë atëherë ku do: nuk ka një moment specifik e një çelës për këtë.
Bëj shumë foto. Do jesh e lumtur kur të kesh në to edhe njerëz që nuk janë më aty.
Mëso të falësh.
Harroje zemërimin dhe përqafo mirënjohjen për të shijuar jetën siç duhet.
Të pasurit e një rrethi të ngushtë miqsh, është thelbësore.
Vlerësoje familjen. Do jenë me ty kur të tjerët të ikin. Do të të mbështesin në gjithë rrugën e jetës.
Mos shko kurrë të flesh e mërzitur me dikë apo qoftë edhe me veten.
Jepi partnerit, familjes dhe miqve çdo ditë të jetës tënde.
Në të 30-tat shndërrohesh në grua, ndaj vlerësoje bukurinë tënde.
Mos e shpenzo kohën duke u shqetësuar për gjërat që s`mund t`i ndryshosh: ndrysho ato që mundesh.
Dil nga një marrëdhënie e palumtur sa më parë të jetë e mundur, nuk mund të ndryshosh asnjë njeri.
Qesh gjithmonë. Kjo është kura më e mirë për lëkurën.
Besoji instinktit tënd dhe mos fol kurrë keq për veten.
Ji e sjellshme me veten. Mos mbaj përgjegjësi për çfarë nuk të takon.
Mëso të qeshësh me veten. Mos ji gjithmonë kaq serioze.
Nëse ke fëmijë, duaji, por mos kërko të jesh nëna perfekte.
Jepi mundësi fëmijës të jetë mësuesi jot.
Ji luftarake. Mëso të përdorësh aftësitë e tua e t`ia dalësh mbanë vetë.
Mos e lejo frikën të të udhëheqë.
Mos ndalo së mësuari, se duhet të ushqesh vazhdimisht mendjen e shpirtin.
Ji mirënjohës edhe në ditën më të keqe. Ka gjithmonë diçka për të mësuar.
Shijo anët pozitive të plakjes të tilla si: më pak përgjegjësi e më shumë liri.
Mos lejo askënd të të thotë se je tepër e moshuar për të bërë diçka. Ose shumë e re.
Mos ki frikë të plakesh. Jeta dhe natyra të përgatisin vetë për çdo fazë të jetës.