Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare e cilëson historike marrëveshjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja e arritur për kthimin e linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që edhe Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-ve të reagojë përmes një postimi në Twitter.

Këtë marrëveshje Këshilli amerikan për Siguri Kombëtare, si historike në ditën kur edhe është nënshkruar, transmeton Telegrafi.

“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri.

https://twitter.com/WHNSC

Kujtojmë që lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka potencuar se të gjithë kishin thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

“Të gjithë thoshin se nuk mund të bëhet. Për herë të parë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një fitore tjetër. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti Trump.

Në anën tjetër ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump

Të ngjashme