Këshilli Drejtues i “Shkollës së Gjelbër” në Prishtinë kundër ndryshimit të emrit

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Shkolla e Gjelbër”, në kryeqytet ka kundërshtuar ndërrimin e emrit të saj, duke hedhur poshtë propozimet që janë bërë një ditë më parë nga disa anëtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës. 

Këshilli i shkollës, madje për këtë kishte mbajtur një mbledhje urgjente, në orët e vona të së martës, pas së cilës ka dalë me një deklaratë se kundërshton ashpër ndërrimin e emrit dhe nuk pajtohet me propozimet e dala nga anëtarët e KK-së. Katër anëtarë të KK-së, nga parti të ndryshme politike, kanë dalë me propozimet që “Shkollës së Gjelbër” t’i ndërrohet emri dhe t’i vihet një i ri, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, këto propozime edhe janë votuar dhe ato ka mbetur vetëm të dërgohen për miratim në Komunë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme