Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka propozuar ta suspendojë profesorin Xhevat Krasniqi dhe dërgimin e rastit të tij në organet kompetente, mëson Ekonomia Online.
Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.
EO ka provuar të kontaktojë me anëtarë të Këshillit të Etikës por deri në publikimin e lajmit, kanë qenë të paqasshëm.
Kujtojmë se për shkarkimin e Krasniqit ishin mbajtur dhjetëra protesta nga Lëvizja Feministe Studentore.