Këshilli i Etikës vendos për rastin e Pukës: Ka doktoruar në Itali, punimin e doktoratës në UP e ka origjinal

Prishtinë | 13 Shk 2024 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dalë me vendim lidhur me rastin e Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka, pas pretendimeve të ngritura nga kolegu i tij, profesori Enver Hasani, i cili ka thënë se Puka ka mashtruar se ka kryer doktoratë në Itali dhe e ka akuzuar për plagjiaturë.

Ky Këshill ka konfirmuar vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Pukës.

Në vendim thuhet se “Këshilli i Etikës duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, konfirmon vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka.

Të ngjashme