Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka filluar të mblidhet për të votuar kandidaten e tyre për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
Këshilli i Përgjithshëm me vendim të kryesisë prezanton kandidatin për kryeministër të Kosovës.
“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e saj të parë me 24 gusht dhe më pas me 26 gusht ka shqyrtuar kandidaturën për kryeministër të vendit Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmani”.
Mustafa tha se kryesia e ka vlerësuar kontributin e Hazirit dhe të Osmanit.
Mustafa mori konfirmimin e Këshillit të Përgjithshëm për përkrahjen e Osmanit për kryeministre.
“Kjo duartrokitje është unanime për Osmanin për kandidate për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj nga ju ta përkrahni maksimalisht edhe në fushatë”, tha Mustafa, raporton EO.
“Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër e voton znj. Osmanin për kryeministre të Kosovës”, tha Mustafa.