Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shënuar sot 12 vjetorin e themelimit.
Nehat Islami, drejtor ekzekutiv KMShK-së, tha se këshilli që ai drejton mbështete në bindjet e kodit etik të gazetarisë, raporton EkonomiaOnline.
Sipas Islamit vetëm për tre muaj kanë trajtuar rreth 52 ankesa ndaj shkrimeve në media.
“Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë dhe respektimi në tërësi i Kodit etik te gazetarisë sonë, janë baza mbi te cilat vepron KMSHK”.
“KMSHK nuk ka ambicie që të zëvendësoje gjyqet në Kosovë, por me vullnet që të behet një forum i besueshëm për mediet e shkruara dhe lexuesit e tyre, i paanshëm dhe organ nga i cili burojnë ide te reja për të brumosur gazetaret me njohuri sa me të gjera të etikes së profesionit të gazetarisë”, tha Islami.
Zëdhënësja e zyrës së BE-së në Kosovë, Dinka Zhivalj, tha se mediet duhet të marrin rolin kryesor në luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme.
Zhivalj më tutje shtoi se është e rëndësishme që raste e frikësimit e dhunës ndaj gazetarëve të adresohen në mënyrë që të mos përsëritën.
“Ne fatkeqësisht kemi parë raste të frikësimit dhe dhunës me të cilën përballen gazetarët kur ushtrojnë funksionin e tyre për raportim. Është jetike që të adresohet dhuna, frikësimi dhe kërcënimet nga gazetarët pasi duke ndjekur penalisht rastet e tilla ato do të shërbejnë si faktorë dekurajues për praktika të tilla në të ardhmen”.
Ndërsa, Agron Bajrami, anëtar i Këshillit, tha se KMShK ka qenë një prej hallkave të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare se Kosova është e gatshme të menaxhojë punët e veta.
“Nuk është një institucion vetëm në letër por është diçka që vërtetë është në pronësinë e atyre që dëshirojnë që përmes këshillit të medieve të përparojnë në punën e tyre profesionale’
“..ne në fakt ishim edhe prej atyre hallkave të domosdoshme që të bindim bashkësinë ndërkombëtare që Kosova është e gatshme që të menaxhojë punët e veta”.