Më 26 nëntor 2019 Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i cili u mori jetën 51 personave si dhe plagosi mijëra të tjerë.
Nga ky tërmet me mijëra familje mbetën pa shtëpi pasi disa pallate u shembën dhe disa të tjerë u shpallën të pabanueshëm.
Më datë 27 nëntor, kryeministri Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore e cila zgjat një muaj, transmeton TCh.
Por më datë 13 këshilli i ministrave i është drejtuar kuvendit me një kërkesë që kjo gjendje të shtyhet deri më datë 31.3.2020.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare e ka në rend dite për sot këtë kërkesë.