“Prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”. Me këtë përfundim është dalë nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sot, pas takimit që thirri kreu i shtetit. Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sikundër mund ta shihni edhe ne foto i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi ne fakt se do të ishte pjese e takimit gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Qeverise.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ne takim nuk është i pranishëm kreu i PD-se, Lulzim Basha, për të cilin thuhet se nuk ka pasur një ftesë.
Në mbledhje, po sipas burimeve për “Panorama” mungon edhe i ngarkuari me punë i kryeministrit për menaxhmin e emergjencës, ministri Bledi Çuçi.