Bujanoc, 30 prill – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka shprehur sot shqetësimin për shkak të rritjes së albanofobisë në Serbi, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se rasti i bllokimit të furrës “Roma” në Borçe të Beogradit nga grupi i demonstruesve është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet e vendit dhe normat ndërkombëtare, bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.
Këshilli përmes një komunikate ka rikujtuar rastet e ngjashme që kanë ndodhur në Dollovë të Pançevës, Zrenjanin dhe Çellarevë , dhe ka vlerësuar se ato janë dëshmi e klimës mbisunduese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi, e sidomos kundër shqiptarëve.
theksuar se aksionet sistematike prezantohen si manifestime individuale të urrjetjes, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve vlerëson se ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit gjithnjë e më të theksuar të ksenofobisë kundër pakicave nga ana e politikanëve, mediave dhe të personaliteteve publike në Serbi.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve u ka bërë thirrje përgjegjësve që të zbatojnë ligjin dhe normat rregulluese kundër veprimeve të tilla dhe kreatorëve të retorikës së urrejtjes, ndërsa Qeverisë së Serbisë që sa më parë të marrë vendime politike për të luftuar dhe penguar zgjerimin e frymës fashiste në shoqëri, transmeton Koha.net.