Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që momentalisht janë duke protestuar në shesh të Prishtinës, kanë shpalosur edhe një baner në të cilin shkruhet “Duam zgjedhje”, raporton Gazeta Express.
Protestën nga ndërtesa e qeverisë janë duke e ‘monitoruar’ edhe nga kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka publikuar një fotografi të protestës, ku shihet edhe baneri me shkrimin “Duam zgjedhje”.
Njejtë ka vepruar edhe këshilltari tjetër i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.