Këshilltarët në Lipjan duan hetim për refuzimin e 4-vjeçarit nga çerdhja publike

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 08:45 | Nga

Refuzimi nga çerdhja publike i katërvjeçarit B.C. me sindromën Down nga Lipjani ka nxitur reagime të ashpra në mbledhjen e KK-së në Lipjan, të enjten. Atij i është mohuar e drejta e qëndrimit në çerdhen publike në Lipjan me arsyetimin se ai nuk po mund të tregojë se kur i ka nevojat fiziologjike.

Ky fëmijë me sindromën Down tash e disa ditë po qëndron në shtëpi për shkak se drejtoresha e kësaj çerdheje nuk i ka ofruar shërbimet e nevojshme për trajtim. Ndërkohë të enjten, në mbledhjen e KK-së në Lipjan ka pasur reagime mjaft të mëdha ndaj këtij rasti derisa opozita ka kërkuar hetim ndaj stafit të çerdhes publike për sjellje të këqija të edukatoreve, shkruan sot Koha Ditore.

Lumturie Hasani, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se ky Kuvend para disa muajsh ka aprovuar një rregullore për realizimin e të drejtave të fëmijëve në çerdhe publike, mirëpo ajo nuk po përfillet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme