Banorët e qytetit të Lipjanit prej kohësh po përballen me mungesë dhe reduktime të ashpra të ujit të pijshëm, që furnizohen nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Telashe më të mëdha po paraqiten nëpër katet e larta nëpër objekte kolektive në zonën e qendrës së qytetit, ndërkohë kjo telashe shpeshherë po diskutohet edhe nëpër mbledhje të Kuvendit Komunal, derisa organet kompetente nuk po arrin ta bëjnë një zgjidhje.
Këshilltarët kanë kërkuar nga kjo kompani të marrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemit të ujit për qendrën e Lipjanit, në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim 24 orësh. Ndërkaq, sipas raportit vjetor të punës së KUR “Prishtina” në Lipjan, sfidë vazhdon të mbetet mosfurnizimi i rregullt me ujë të pijshëm për banorët nëpër katet e sipërme të objekteve të banimit kolektiv.