Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, ka treguar se i kishte kërkuar princit të Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, të ishte transparent për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, dhe se “bota po vëzhgon”.
Gazetari Khashoggi kishte punuar si kolumnist për gazetën e njohur amerikane Washington Post dhe njihet si kritik i ashpër i mbretërisë Saudite.
Para tre javësh ai kishte hyrë në konsullatën saudite në Turqi për të nxjerrë disa dokumente dhe autoritetet turke besojnë se ai është vrarë brenda konsullatës.
Fillimisht zyrtarët saudit i kanë hedhur poshtë akuzat duke thënë se gazetari kishte dalë nga konsullata. Ndërsa më vonë ata kanë bërë të ditur se Khashoggi ishte përfshirë në një përleshje brenda konsullatës.