Këshilltari i Albin Kurtit: Nuk po e kuptojmë ShBA-në

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se i kupton kundërshtimet e Serbisë dhe partive politike në vend për reciprocitetin, por jo edhe atë të SHBA-së, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se i konsideron normale kundërshtimet Serbisë, LD-’së, PDK-së, AAK-së e Nismës për vendosjen e reciprocitetit nga qeveria në detyrë.

“Por, plotësisht e pakuptueshme që ShBA e kundërshton reciprocitetin.”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme