Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pas takim trepalësh në Bruksel

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim trepalësh.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi atje ka zhvilluar vetëm takim bilateral me emisarin Miroslav Lajçak.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari për Media i Bislimit, Klisman Kadiu.

“Kanë mbaruar takimet. Pas pak iu informojmë më gjatë përmes komunikates. Takim trilateral nuk ka patur, vetëm bilateral me emisarin Lajçak”, ka thënë ai.

Bislimi dhe Petkoviq për herë të fundit në Bruksel ishin në fillim të korrikut, duke u kthyer nga atje pa ndonjë rezultat.

Të ngjashme