Këshilltari i Haradinajt ia kujton Thaçit pasojat e ndarjes së Kosovës

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 12:13 | Nga

Gjatë kohës sa presidenti Hashim Thaçi, po qëndron në forumin Alpbach të Austrisë ku ndër të tjera po flitet edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, këshilltari i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu ia ka numëruar Thaçit pasojat e ndarjes së Kosovës.

Pasi Serbia ka shfaqur interesim të hapur për marrjen e liqenit të Ujmanit, Belegu thotë se Ujmanin nuk ka ujë e as rrymë.

“Pa Ujman nuk kemi ujë, pa Ujman humbin një hidrocentral, pa ujë nuk ka as Kosovë të Re (termocentral) se nga aty duhet me u furnizu me ujë! Energjia është çështje e sigurisë kombëtare! Pa energji Kosova nuk eshte e Kosovareve”, shkruan Belegu.

Ndryshe, çështja e shkëmbimit të territoreve me Serbinë tash e disa javë vazhdon të jetë tema kryesore në vend. Për shkëmbim të territoreve janë shprehur kundër Gjermania, Britania e Madhe dhe ekspert të njohjes së politikave të Ballkanit.

Por, reagim më i zbutur së fundmi ka ardhur nga këshilltari i Trump, John bolton, i cili tha se SHBA nuk do të jetë pengesë në rast se Kosova dhe Serbia merren vesh për shkëmbim të tërritorit.

Të ngjashme